Zyra e Drejtorit Ekzekutiv

Në kuadër të fushëveprimit të ANJF-së dhe në përputhshmëri me Ligjin Nr. 4/L-017 për Ndihmë Juridike Falas, Zyra e Drejtorit Ekzekutiv është zyrë qendrore në sistemin e Ndihmës Juridike dhe është organ i Agjencisë. Kjo zyre ka rolin e Sekretariatit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe është përgjegjëse për administrimin e sistemit të ndihmës juridike, mbikëqyrjen e zyrave rajonale për ndihmë juridike falas (ZRNJF) dhe mbikëqyrjen e punës  të të gjithë të punësuarve në Ndihmë Juridike sipas kontratave. Është përgjegjëse për administrimin e ndihmës juridike dhe për zbatimin e politikave të Ndihmës Juridike  në të gjitha aspektet.

Kompetencat dhe përgjegjësitë të Drejtorit Ekzekutiv:

  • Koordinon punën e sistemit të ndihmës juridike falas,
  • Përgatit propozimin për buxhet vjetor të Agjencisë,
  • Propozon strukturën organizative të Agjencisë për miratim nga Këshilli,
  • Punëson dhe mbikëqyr punonjësit e Agjencisë,
  • Kontrakton mallra dhe shërbime për funksionimin e sistemit të ndihmës juridike falas,
  • Organizon trajnime për ofruesit e ndihmës juridike falas;
  • Udhëheq fushata të vetëdijesimit për sistemin e ndihmës juridike falas,
  • Përgatit raporte të rregullta vjetore dhe raporte të tjera sipas kërkesës së Këshillit,
  • Mban regjistra dhe ruan dokumente më të dhëna lidhur me funksionimin e Agjencisë;
  • Drejtori Ekzekutiv për punën e tij i përgjigjet Këshillit,

 

Përbërja e Zyrës së Drejtorit Ekzekutiv

Zyra  e Drejtorit Ekzekutiv përbehet:

  1. Ramadan  Gashi - Drejtor  Ekzekutiv
  2. Drita  Rexhepi - Koordinatore e Ndihmës Juridike
  3. Daut  Morina - Drejtor i Zyrës se Administratës Qendrore
  4. Anita  Alaj - Kalanderi - Menaxhere e Personelit
  5. Valmire  Hetemi - Zyrtare e Lartë për  Financa
  6. Alajdin  Ibrahimi - Zyrtar i Prokurimit
  7. Iskender  Mernica - Zyrtar i Teknologjisë Informative
  8. Mehdi  Gjinovci - Zyrtar për Arkivim dhe Ruajtje te Dosjeve
Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close