KËSHILLI PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS (KNJF)

Për sigurimin e ndihmës juridike falas, është formuar Këshilli për Ndihmë Juridike Falas (në tekstin e mëtejmë Këshilli), si institucion themelor i cili kryen funksionet e tij në mënyrë të pavarur nga institucionet e tjera publike dhe pa udhëzime dhe ndërhyrje nga asnjë person. KNJF ushtron mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Agjencisë.

  1. Këshilli përbëhet nga shtatë anëtarë, të cilët janë profesionistë të kualifikuar, të cilët kanë njohuri për sistemin e drejtësisë.
  2. Anëtarët e Këshillit zgjedhën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga radhët e kandidatëve të propozuar prej institucioneve si vijon:
  • Ministria e Drejtësisë;
  • Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale;
  • Ministria për Kthim dhe Komunitete;
  • Ministria e Financave;
  • Oda e Avokatëve të Kosovës;
  • Gjykata Supreme
  • Organizatat Jo-Qeveritare;

Kompetencat dhe përgjegjësitë e Këshillit

  1. Harton politikat dhe rregullat për ofrimin e ndihmës juridike falas, që sigurojnë sistem efektiv, efikas, gjithëpërfshirës, fleksibil dhe të qëndrueshëm;
  2. Ushtron mbikëqyrjen e punës së Agjencisë dhe funksionimin gjithëpërfshirës të sistemit të ndihmës juridike falas;
  3. Identifikon prioritetet në ofrimin e ndihmës juridike falas në varësi të burimeve dhe mjeteve financiare në dispozicion.

Këshilli sipas nevojës themelon komisione të veçanta për ushtrimin e kompetencave të parashtruara në paragrafin 1. të këtij neni.

Këshilli themelon, me vendim, Komisionin për ankesa, që vendos në shkallë të dytë për ankesat e ushtruara ndaj vendimeve të nxjerra nga zyrat rajonale.

Këshilli i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës një herë në vit për punën e Agjencisë dhe publikon Raportin në faqen zyrtare të Agjencisë.

Përbërja e Këshillit për Ndihmë Juridike Falas

Këshilli për Ndihmë Juridike Falas përbëhet prej shtatë anëtareve: nga Kryesuesi, Zv. Kryesuesi dhe pesë anëtaret.

  1. Baki Gimolli - Ministria e Drejtësisë
  2. Feim Osmani - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 
  3. Milena Vuçiq - Ministria për Kthim dhe Komunitete, 
  4. Enis Spahiu - Ministria e Ekonomisë, 
  5. Safet Voca - Oda e Avokatëve, 
  6. Valon Totaj - Gjykata Supreme e Kosovës, 
  7. Adem Lushaj - OJQ 
Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close