Informata

Kushtetuta e Republikës së Kosoves, neni 31 (E Drejta për Gjykim të Drejtë  dhe të Paanshëm)

“Ndihma juridike falas do t’u mundësohet atyre që nuk kanë mjete të mjaftueshme financiare,nëse një ndihmë e tillë është e domosdoshme për të siguruar qasjen efektive në drejtësi”.

  • Ndihma juridike falas

Nëse keni probleme nga mardhënia familjare; keni çështje të pazgjidhura pronësoro juridike; keni probleme nga mardhënia e punës; dikush është në mardhënie detyrimore me ju; keni kërkesë që duhen të zgjidhen te organet administrative; duhet të zhvilloni procedurë gjyqësore, ose dikush po zhvillon procedurën gjyqësore kundër jush; jeni të arrestuar apo të paraburgosur,

 

Ju keni nevojë për ndihmë juridike falas, që ofrohet në zyrët e ndihmës juridike, nga zyrtarët, dhe nga avokatët të angazhuar prej zyrave të ndihmës juridike.

  • Cka nënkupton e drejta për ndihmë juridike?

Komisioni për Ndihmë Juridike ju mundëson të përfitoni nga ndihma juridike falas, duke ju ofruar shërbime profesionale juridike, në:

- informata

- këshilla juridike

- përpilimin e parashtresave

- përfaqësimin para gjykatave dhe organeve të tjera

  • Kush ka të drejtë për ndihmë juridike falas?

Në qoftë se jeni në gjendje materiale që ju bën të pamundur të zgjidhni problemin tuaj,dhe nuk mundeni të angazhoni avokatin privatisht, sepse:

- nuk i realizoni të ardhurat

- jetoni nga ndihma sociale

- jeni pensionist

- i realizoni të hyrat mujore me të vogla se të ardhurat mesatare në vend

Ju e përmbushni kriterin financiar, për të përfituar nga ndihma juridike falas.

  • Çka pastaj?

I drejtoheni zyrës më të afërt për ndihmë juridike, e paraqitni problemin tuaj juridik dhe nëse kërkesa e juaj është e bazuar me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës, ju plotësisht jeni të kualifikuar që të përfitoni nga ndihma juridike falas.

  • Ku do të realizoni të drejtën për ndihmë juridike falas?

Komisioni për Ndihmë Juridike, ka 10 zyra për ofrimin e ndihmës juridike falas, në vende të cilat lehtë mund të identifikohen dhe të gjenden, me adresat dhe numrat e telefonave

  • Kush do t’ju udhëzoj për realizimin e të drejtës tuaj?

Në zyrat e ndihmës juridike, punojnë nga dy jurist dhe nga një asistent administrativ, të cilët pasi që e dëgjojnë problemin tuaj juridik, e plotësojnë aplikacionin, dhe varësisht nga kriteret dhe natyra e problemit juridik, lëshojnë vendim për lejimin apo refuzimin e ofrimit të ndihmës juridike falas.

Aplikacionit i bashkëngjiten të gjitha dokumentet e nevojshme për realizimin e të drejtës për ndihmë juridike falas,(dokumentet personale si dhe dokumentacionin mbështetës, me të cilin dëshmoni gjendjen financiare dhe statusin tuaj shoqërorë)

  • E drejta për t’u ankuar kundër vendimit për refuzimin e ndihmës juridike falas

Në rast se ju refuzohet ndihma juridike falas ju keni te drejtë që të ushtroni ankesë kundër vendimit  mbi refuzimin e ndihmës juridike falas. Ankesa dorëzohet në zyrën e cila ju ka ofruar ndihmë juridike falas ose Zyrës Koordinuese, në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të vendimit. Organi kompetent e shqyrton ankesën tuaj, dhe vendos në afat prej 30 ditësh, nga dita e pranimit të ankesës.

  • Kush i paguan shpenzimet për realizimin e të drejtës tuaj?

Komisioni për Ndihmë Juridike ju mundëson që të përfitoni nga shërbimet profesionale juridike, të ofruara nga ana e zyrtarëve, apo nga avokatët të angazhuar. Këto shërbime janë falas dhe ju nuk paguani për veprimet juridike të tyre.

  • Të drejtat tuaja lidhur me ndihmën juridike falas

Në qoftë se për realizimin e të drejtës tuaj zhvillohet procedura gjyqësore, ju liroheni nga pagesa shpenzimeve gjyqësore.

Obligimet tuaja me rastin e ofrimit të ndihmës juridike falas

Dhënia e shënimeve të sakta për gjendjen material

Me rastin e aplikimit për ndihmë juridike falas ju keni për obligim që të ofroni të dhënat e sakta, për gjendjen tuaj materiale. Në qoftë se zbulohet se keni dhënë shënime të rrejshme, gjatë kohës së përfitimit të ndihmës juridike falas, atëherë ajo ndihmë do të ndërpritet menjëherë. Njëkohësisht Ju do të obligoheni që t’i kompensoni të gjitha mjetet e shpenzuara për rastin tuaj.

  • Informimi lidhur me ndryshimin e gjendjes materiale

Në qoftë se gjatë përfitimit të ndihmës juridike falas, sidomos gjatë udhëheqjes së procedurës gjyqësore, gjendja e juaj materiale përmirësohet, jeni të obliguar të njoftoni zyrën për ndihmë juridike, e cila e udhëheq rastin tuaj, në mënyrë që të rishqyrtohet çështja e kualifikimit tuaj për ndihmë juridike falas.

  • Kthimi i mjeteve materiale, me rastin e  zgjidhjes së suksesshme të çështjes

Në qoftë se fitoni procedurën gjyqësore, shpenzimet gjyqësore të cilat bien në barë të palës së kundër, duhen të derdhen në xhirollogarinë e Komisionit për Ndihmë Juridike, në shumë që vlerësohet nga gjykata.

  • Ndihma juridike në çështje penale

Ndihma juridike e menjëhershme

Për të gjithë personat e arrestuar dhe të paraburgosur,  të cilët nuk kanë  mjete materiale, që të angazhojnë avokatin privatisht, zyrat për ndihmë juridike menjëherë nëpërmjet   telefonit  sigurojnë angazhimin e avokatit kujdestar të ndihmës juridike.

  • Fshehtësia e informacioneve

Ofruesit e ndihmës juridike, janë të obliguar që të mbajnë në fshehtësi struktë të gjitha         informatat që i kanë marrë me rastin e aplikimit të përfitueseve të ndihmës juridike, të cilëve u është ofruar ndihma juridike falas, ose janë përfaqësuar nga avokati. Përjashtim bëjnë rastet kur zbulimi i tyre është bërë me pëlqimin e përfituesit, apo kur kërkohet me ligj.

LISTA E ADRESAVE TË ZYRAVE PËR NDIHMË JURIDIKE FALAS

Prishtinë: Zyra Qendrore e ANJF-së  Rr. “Zenel Salihu” nr.30; Tel. 038 200 18 942

ZRNJF Prishtinë: Rr. “Zenel Salihu” nr.30; Tel. 038 200 18 945

ZRNJF Prizren: Rr. “Marin Barleti” br.11 ; Tel. 029 230 554

ZRNJF Pejë: Rr. “Bukureshës” nr.8; Tel. 039 423 698

ZRNJF Mitrovicë: Rr. “Vëllëzrit Dragaj” nr.16; Tel. 028 534 477

ZRNJF Gjilan: Rr. “Mulla Idrizi”  nr. 41: Tel. 0280 321 134

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close