Fuqizimi i ndihmës juridike falas, prioritet i Ministrisë së Drejtësisë

Fuqizimi i ndihmës juridike falas, prioritet i Ministrisë së Drejtësisë

Fuqizimi i ndihmës juridike falas, prioritet i Ministrisë së Drejtësisë

Më 14 shkurt 2014 u mbajt konferenca “Fuqizimi i Ndihmës Juridike Falas” e cila u organizua nga ANJF dhe UNDP, e ku të ftuar ishin mekanizmat relevant vendor dhe ndërkombëtar. Ndër të pranishmit ishte Zv. Kryeministri dhe Ministri i Ministrisë së Drejtësisë Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Përfaqësuesi i Përhershëm  i UNDP-se Z. Andrew Russell, , Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione - Kuvendi i Republikës se Kosovës Znj. Suzan Novoberdaliu, Avokat i Popullit Z.Sami Kurtishi, Kryetar i Odes se Avokateve te Kosovës Z.Ibrahim Dobruna,  , kryesus i Këshillit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, Z. Alban Sutaj etj.

Të pranishmeve fillimisht u uroi mirëseardhje Znj. Virgjina Dumnica, Analiste e Programit të Drejtësisë në UNDP, e cila ishte edhe moderatorë e konferencës.

Më pas me një fjalë rasti të pranishmeve ju drejtua Z. Alban Sutaj, Kryesues i Këshillit të ANJF-së, i cili shkurtimisht paraqiti rolin e ANJF-së, funksionimin e saj, shtrirjen e ndihmës juridike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Agjencia sot. Z. Sutaj për suksesin e ANJF-së falënderoi veçanërisht UNDP-në për kontributin e çmueshëm qa ka dhënë në zgjerimin dhe avancimin e shërbimeve të ANJF-së.

  1. Sutaj kërkoi nga institucionet vendore që të shikojnë mundësinë e përfshirjes së 8 zyrave për ndihmë juridike falas që momentalisht përkrahën nga UNDP në buxhetin e Republikës së Kosovës, duke ditur faktin se UNDP do të na mbështesë gjerë në Prill 2014. Gjithashtu Z. Sutaj kërkoi edhe nga donatoret tjerë vullnet mirë që për hirë të qytetareve të cilët kane nevoje për realizimin e te drejtave te tyre të shpëtojnë ketë institucion të konsoliduar mirë. Mos financimi i 8 zyrave nga Projekti i UNDP -së, nënkupton mbylljen e tyre dhe ndërprerjen e kontratës për 28 të punësuar.

Nga ana tjetër 352,074.00 (35.66%) banor të Republikës së Kosovës do të mbeten pa qasje në drejtësi. Kur kësaj shifre i bashkëngjitet numri i popullatës të 24 komunave në të cilat nuk kemi pas fare zyre për ofrimin e ndihmës juridike falas, e që janë  792,735.00 (44.53%), atëherë, jo vetëm që në mënyrë drastike do të zvogëlohet numri i palëve dhe i lëndëve, por, numri i popullatës që nuk do të kenë qasje në drejtësi do të arrin në 1,144,809.00 (64.31%). Kështu në tërë territorin e Kosovës ndihma juridike to t’ju ofrohet vetëm  635,215.00 (35.68%) të popullatës, që do të thotë rreth 30 % e popullatës, theksoi Z. Sutaj.

Në fjalën e tij në konferencë Ministri i Ministrisë së Drejtësisë Z. Hajredin Kuçi tha se ndihma juridike falas si obligim ligjor do të vazhdohet të mbështetët në shumë drejtime, sipas tij mbështetje do të ketë në ngritjen e kapaciteteve të tanishme dhe kapaciteteve të reja, në veçanti në profesionalizëm të ndihmës juridike falas. Ai tha se do të ketë edhe mbështetje të infrastrukturës për Agjencionin për Ndihmë Juridike Falas.

Kuçi tha se Ligji për Ndihmë Juridike Falas, u garanton qytetarëve mbrojtje adekuate ligjore në gjykatat e Republikës së Kosovës dhe në këtë drejtim, Agjencioni për Ndihmë Juridike Falas, e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë së Kosovës, por shprehu besimin e tij që do ta ketë mbështetjen edhe të institucioneve tjera. Ministri Kuçi tha se qasja në drejtësi, barazia para drejtësisë, është për të gjithë e barabartë, jo vetëm në kuptimin e trajtimit, por edhe në procedurat tjera ligjore.

Konferencës ju drejtua edhe Andrew Russell, Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-se, i cili theksoi rolin e rëndësishëm që ka sigurimi i ndihmës juridike falas për shtresat nën nevojë në vazhdimësi dhe bëri thirrje që institucionet qendrore të përkrahin më shumë ANJF-në në qëndrueshmërinë e ndihmës juridike falas në të gjithë territorin e Kosovës.

Më pas për Ndihmën Juridike Falas si e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe si nevojë buxhetore për qëndrueshmëri, folën paneli i përbërë nga Znj. Suzan Novoberdaliu Kryetare e Komisionit për te Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore,  Personat e Pagjetur  dhe Peticione në Kuvendin e Republikës së Kosovës., Z. Sami Kurtishi Avokat i Popullit dhe Z. Ibrahim Dobruna Kryetar i Odes se Avokateve te Kosovës.

agjencia.01

Leave a Reply

This blog is kept spam free by WP-SpamFree.

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close