Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nënshkruan Memorandumin e  Mirëkuptimit për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas ka nënshkruar  Memorandumin e  Mirëkuptimit për themelimin e mekanizmit koordinues për përkrahjen e ofrimit të shërbimeve efikase dhe efektive të ndihmës juridike falas në Kosovë. Memorandumi është nënshkruar ndërmjet institucionit të, Avokatit të Popullit, Odës së Avokatëve të Kosovës, , Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, OJQ-së “A            CDC”,OJQ-së “CLARD”, OJQ-së “Femrat Aktive të Gjakovës”, OJQ-së “Programi për të Drejtat Civile në Kosovë” si dhe OJQ-së “Shoqata e Juristëve – NORMA”.

Qëllimi i këtij Memorandumi të Mirkuptimit është :

  • ofrimi e një kornize të bashkëpunimit dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Palëve, për rritjen e qasjes efektive dhe efikase të qytetarëve në drejtësi.
  • Aktivitetet e zhvilluara në bazë të këtij MM pritet të kenë ndikim pozitiv në: a) fuqizimin e kapaciteteve të akterëve të ndihmës juridike falas, b) rritjen e koordinimit dhe komunikimit mes tyre, dhe c) zhvillimin e aktiviteteve më të artikuluara dhe më të koordinuara për ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për qasjen e tyre në drejtësi.
  • Palët do të bashkëpunojnë dhe do të koordinohen mes vete për përmirësimin e ofrimit të ndihmës juridike falas tek kategoritë qe ata i përfaqësojnë ose si kane ne mandat e tyre nëpërmjet një Mekanizmi funksional dhe të qëndrueshëm për koordinim

Iniciativa dhe mbështetja e Memorandum Mirëkuptimit është bërë nga Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP ).

Group an foto ballia an

Agjencia Prishtinë

Leave a Reply

This blog is kept spam free by WP-SpamFree.

Close
Close

Please enter your username or email address. You will receive a link to create a new password via email.

Close

Close